Të mërkurën u hap në Pekin Forumi i 13-të “Xiangshan”, kur mori pjesë e mbajti një fjalim kryesor edhe ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun.

Dong u shpreh në këtë fjalim se aktualisht situata ndërkombëtare po ndryshon shpejt dhe siguria ndërkombëtare ndodhet në një moment të brishtë. “Ne duhet t’i përmbahemi konceptit të ri të sigurisë, të mbrojmë qëndrueshmërinë me atë të multilateralizmit, të parandalojmë rreziqet me qartësi historike, t’i zgjidhim problemet me dialog e konsultime, të nxitim zhvillimin e përbashkët dhe të thellojmë bashkëpunimin, për të promovuar arritjen e paqes së përhershme dhe të sigurisë së përbashkët të botës,” tha ministri kinez i Mbrojtjes.

Dong shtoi se ushtria kineze është e gatshme të punojë me ushtritë e vendeve të ndryshme për të zbatuar së bashku Nismën e Sigurisë Globale, për të forcuar besimin e ndërsjellë te sigurisë, bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë, aftësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe qeverisjen e sigurisë në fushat në zhvillim, duke shtuar ofertën e produkteve të sigurisë publike.

Në këtë forum me temë kryesore “Arritja e konsensusit për qëndrueshmërinë, promovimi së bashku i qeverisjes së sigurisë” morën pjesë rreth 2 000 të ftuar, duke përfshirë zyrtarë, ekspertë, studiues dhe vëzhgues nga mbi 100 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare.