Besim Hoda në intervistën e dhënë për Alsat deklaroi se partitë politike shqiptare vetëm kanë ricikluar vetveten dhe se, sipas tij, në dukje ekzistojnë dy blloqe politike, ku njëri është në pushtet ndërsa tjetri pret të hyjë në Qeveri, dhe se nuk ka asnjë bllok që përfaqëson realisht interesin e popullit dhe të kombit shqiptar në Maqedoni. Ai theksoi se shqiptarët në Maqedoni duhet të tregojnë vlerat e tyre reale dhe të punojnë që Shqipëria dhe Kosova të krenohen me ta.

“Në fakt disa herë kam thënë që këtu nuk ka një bllok, ka dy blloqe realisht është me një bllok populli dhe me një bllok të përbashkët janë partit politike shqiptare të cilët vetëm kanë recikluar vetveten dhe nuk është e vërtetë realisht në fakt në dukje janë dy blloqe njëra është brenda dhe tjetra pret pas dere domethënë janë dy blloqe që presin të hyjnë në qeveri por nuk ka asnjë bllok realisht që përfaqëson interesin e popullit shqiptar dhe kombit shqiptar në Maqedoni. Pikërisht kjo është ajo që ne po mundohemi jo tani, ka gati 23 vite që ne vazhdimisht jemi duke kërkuar dhe duke parë dhe duke zgjedhur njerëzit të cilët duke pasur pjatën dhe ofertën para vete nuk e kanë kapur, dhe pikërisht ne tani po bëjmë bashkimin e atyre njerëzve të cilët kanë dëshmuar që pavarësisht oferteva që iu janë bërë për ta vënë në shërbim vetveten dhe kauzën kombëtare për një rrogë ose për të qenë të degjushmit e kryetarit themi të partisë ata kanë refuzuar edhe i kanë qëndruar besnik interesit të kombit, dhe pikërisht ne jemi duke bërë një bashkim të këtyre njerëzve sepse me besoni në horizont ne nuk guxojmë të jemi dëshprimi i radhës. Ne realisht me organizimin dhe angazhimin tonë politik të tregojmë fytyrën e vërtetë të shqiptarve në Maqedoni të cilët nuk kanë nevoj të kthehen në tifo grupe as të Edi Ramës, as të Albin Kurtit dhe  të mburren me ta, në pa aftësi për të bërë punë të veta por do bëjnë që Shqipëria dhe Kosova të mburret me shqiptarët e Maqedonisë sepse vetëm mjaftojmë të hyjmë në histori dhe të analizojmë, në qoftë se ka dy figura eminente që ka shqiptaria dhe që kanë marrë edhe çmimin nobel është “Nënë Tereza” që është nga Maqedonia, Ferit Murati, dhe Skëndëbeu që e ka nënën nga Maqedonia”,

deklaroi Besim Hoda./Alsat.mk.

The post Hoda: Në politikë hyjmë për popullin, do të mburrët Shqipëria dhe Kosova appeared first on Alsat.