“Jemi të vonuar për reformat në arsim”, kështu tha në Click Blendi Hodai duke shtuar se arsimi i lartë është në rënie të lirë në vitet e fund, shkruan TV21. Hodai përshëndeti iniciativën që siç tha, është momenti i duhur që të bëhen këto diskutime, por ligjin për arsimin e lartë nuk e sheh si zgjidhje të problemit.

Për Hodain, propozim ligji për arsimin e lartë dhe për cilësinë në arsim janë më shumë iluzione për cilësi sesa zgjidhje ligjore që siç shtoi, me këtë ligj do të rritet dembelia e një grupi të caktuar.

E sa u përket vërejtjeve dhe sugjerimeve për Ligjin për arsimin e lartë, Hodai tha se vërejtjet e studentëve nuk janë marrë parasysh dhe shtoi se, nuk pati jusitivikime nga ana e ministrisë se pse vërejtjet e tyre nuk u integruan në ligj.