Në manifestimin e Frontit Europian në 23 vjetorin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i PDE-së Arjanit Hoxha tha se institucioni që duhet kujdesur për respektimin e MO është në duart e një serbi prorus, me ideologji putiniste dhe antishqiptar dhe shtoi se, dhjetëra institucionet e udhëhequra nga shqiptarët, nuk udhëhiqen më.
“Këto elemente na hapën sytë që në të ardhmen të mos lejohet të përsëriten këto devijime nga Marrëveshja e Ohrit dhe tash është koha që mirëbesimi të zëvendësohet me instutucionalizim duke ndërtuar mekanizma juridik që organizimet politike ashtu si janë të ndara në baza etnike në këtë shtet edhe përgjegjësite ekzekutive t’i ushtrojnë mbi bazën legjitimiteti etnik.
E kemi për obligim që gjeneratave pas ne mos t’u lëmë probleme por të gjejmë zgjidhje dhe të dërgojmë mesazhin se ky shtet mundet të funksionon vetëm mbi bazën e partneritetit të plotë mes dy komuniteteve më të mëdha, shqiptarëve dhe maqedonasve duke u kujdesur në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë bashkësitë e tjera etnike.
Historia do të japë vlersimin e vet për veprimin politik të secilit prej nesh, por edhe njëherë e përsëris, Fronti Europian është në rrugën e drejtë sepse ne jemi preferenca e popullit tonë dhe jo marioneta e oligarkëve maqedonas” – përfunfoi Hoxha fjalimin e tij.
Më poshtë mund të përcillni video nga fjalimi i plotë: