-Rasti i ndotjes së rrjetit të ujësjellësit në Gostivar është një incident serioz i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e mijëra qytetarëve, deklaroi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, në një konferencë për media në Qeveri. Hoxha tha se pret që të përcaktohen plotësisht të gjitha faktet dhe rrethanat, si dhe të përcaktohet përgjegjësia penale dhe morale.

“Furnizimi me ujë të pijshëm, mirëmbajtja e sistemeve të ujësjellësit, grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza, janë kompetencë e komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale. Pushteti lokal është linja e parë e përgjegjësisë për funksionimin e sigurt të këtyre sistemeve, si dhe për vendosjen dhe mbrojtjen e zonave sanitare mbrojtëse rreth burimit të ujit””, tha Hoxha.