Në këtë foto janë Bledar dhe Melisa Trëndafili çifti i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Korçë.

45-vjeçari leu me benzinë dhe i vuri flakën 31-vjeçares, e cila ka marrë plagë të shumta në trup. Ata ishin në proces divorci dhe nuk jetonin më bashkë.

Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Melisa Trëndafilit është përkeqësuar.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se 31 vjeçarja sapo është nisur drejt spitalit universitetar “Nënë Tereza” me plagë të shumta në trup e djegie të shkallës së lartë për të marrë mjekim më të specializuar

Policia ka ngritur pika kontrolli për autorin e dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është arratisu