Policia e Durrësit ka arrestuar sot pesë persona pasi kanë kërcënuar përmes mesazheve telefonike kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Mes këtyre personave bëhet fjalë për presidentin, drejtorin dhe përfaqësues të tjerë të Klubit të Futbollit Ilira.

Pasi policia ka marrë njoftimin nga Duka lidhur me kërcënimet e bëra ndaj tij, janë lokalizuar dhe janë shoqëruar personat e dyshuar: presidenti i klubit, Nazmi Selmani (57), dy djemtë e tij, Brajan Selmani (20) dhe Santiago Selmani (22). Krahas këtyre janë arrestuar edhe R.L. (30) dhe P.S, (26), të dy banues në Krujë.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë A.S. (24) dhe A.S. (39), po ashtu banues në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale kanosje për shkak të detyrës së kryer në bashkëpunim. /EuronewsAl/