Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se është identifikuar i mituri që shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Nga MPB theksuan se lidhur me videon e publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin shihet një person duke drejtuar skuterin me një rrotë dhe me një sjellje të tillë duke e rrezikuar sigurinë në komunikacion, policia mori masa për identifikimin e personit.

“Pas veprimeve të ndërmarra, nga SPB Shtip është konstatuar se më 11.05.2026 rreth orës 21:00, në kryqëzimin mes rrugëve „Fronti i Sremit“ dhe „Boris Krajger“ në Shtip, E.B. (15) nga Shtipi ka kryer vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, si dhe kundërvajtje në komunikacion në përputhje me Ligjin për Siguri në Komunikacionin Rrugor”, njoftoi MPB.

 E.B. (15) nga Shtipi është gjetur dhe u identifikua, ndërsa ndaj tij po ndërmerren masa përkatëse ligjore në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të sillen me përgjegjësi dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë në trafik./Alsat.mk.

The post Identifikohet 15-vjeçari nga Shtipi që drejtonte skuterin me një rrotë appeared first on Alsat.