Aktualisht është duke u zhvilluar ndeshja e xhiros së 30-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM) mes Bashkimit dhe Vardarit, e cila për shkak të suspendimit të stadiumit të kumanovarëve, po luhet në Gostivar.
Për momentin rezultati është 0:1 me golin e Zakariqit, por ky moment ka kaluar nën hijen e incidentit, pasi një tifoz ka rënë nga tribuna drejtpërdrejt në fushë.
Ndihma e shpejtë ka reaguar menjëherë dhe e ka dërguar tifozin në spital, pas çka ndeshja në Gostivar ka vazhduar.
