Inflacioni i matur përmes indeksit të kostos së jetesës në korrik, krahasuar me qershorin e këtij viti, është rritur me 0,1 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton TV21.
Rritja më e madhe është regjistruar te transporti, me 4,4 për qind, si dhe te rekreacioni dhe kultura, banimi dhe shërbimet hotelierike.
Në të njëjtën kohë, ulja më e madhe është regjistruar te ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 1,1 për qind, si dhe te orenditë dhe pajisjet për amvisëri.
Në nivel vjetor, kostoja e jetesës në korrik është më e lartë për 2,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje prej 1,8 për qind.
