Me hapjen zyrtare të marketit Interspar, brendi i njohur Spar zyrtarisht hyri në tregun e Maqedonisë duke sjellë standarde botërore të shitjes me pakicë, përvojë të re të blerjes, koncept modern dhe të adaptuar me tregun lokal. Krahas çmimeve të volitshme, ekipi i Spar paralajmëron edhe kujdes për cilësinë. Vizioni i SPAR është që me transformimin e të gjitha marketeve të deritanishme Viva Fresh dhe Hit Go në SPAR, por edhe të hapjes së marketeve të reja të rritet edhe numri i të punësuarve. Në interes të SPAR është edhe mbështetja e prodhimtarisë vendore.
“Ne kemi numër të madh të brendeve private. Një pjesë e tyre prodhohen në Maqedoni, ndërsa një pjesë e tyre prodhohen jashtë Maqedonisë, megjithatë gjithsesi tendenca jonë është që të krijojmë gjithnjë e më shumë prodhime nga brendet e Maqedonisë nga prodhuesit vendor, që ta ndihmojmë ekonomikë vendore. Gjithsesi kemi në Maqedoni me standardet e nevojshme për prodhimin e brendit Spar dhe gjithsesi në atë drejtim do të jemi shumë aktivë dhe do të kemi shumë prodhime”, deklaroi Sllavica Bllazheva, Drejtoreshë komerciale në Spar./Alsat.mk.
The post Investim / SPAR hapi dyert në Maqedoni appeared first on Alsat.
