Një 37-vjeçar është proceduar penalisht për mbajtjen e një shpendi hutë (Buteo buteo) në kushte të papërshtatshme në banesën e tij.

Policia e Shkodrës ka nisur procedurë penale ndaj këtij individi pas marrjes së informacionit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A). Sipas njoftimit, shpendi i rrallë dhe i mbrojtur me ligj mbahej në kushte të papërshtatshme.

“Në vijim të veprimeve procedurale, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale ‘Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër’”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.