
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se gjatë mandatit të tij, ndër të tjera, në fokus do të jenë pensionistët, ku do të investohet në ambientin, shërbime dhe në mirëqenien e tyre.
“Vizita e sotme ka një domethënie të veçantë për mua sepse nuk vijë vetëm për të dëgjuar por edhe për të dëshmuar se fjalët tona po bëhen realitet. Ashtu siç u kemi premtuar para disa javëve, shoqata tashmë ka për përdorime dh enjë hapësirë shtesë që shërben për aktivitetet ditore dhe për të qenë më të përfshirë në jetën shoqërore të komunës. Më gëzon fakti që këtë vit, pensionistët kanë marrë mbështetje nga qeveria, përfshirë rritjen e pensioneve një hap i rëndësishëm drejt sigurisë ekonomi për të moshuarit tanë. Vlen të theksohet se programi im zgjedhor është një program që e vendosë kujdesin për pensionistët si përparësi. Ne do të vazhdojmë të investojmë në ambiente, shërbime dhe mirëqenien e penisonistëve sepse në komunë e mirë matet edhe nga mënyra se si i trajton pensionistët e vet”, tha Izet Mexhiti.