Ushtria izraelite ka deklaruar se po kryen një valë të re sulmesh kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit nuk dhanë detaje mbi shkallën e sulmeve apo vendndodhjen e saktë.

Tensionet mes Izraelit dhe Hesbollahut janë shtuar pasi grupi i Libanit mbështet Hamasin.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po shkon drejt mbushjes së një viti që nga nisja.