Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se beson që edhe opozita do ta mbështesë Ligjin për Arsim të Lartë, përcjell TV21. Janevska tha se janë në komunikim dhe me deputetët në Kuvend.

“Unë nuk kam përshtypje që opozita nuk e mbështet ligjin. Gjithsesi, ne vendosim kontakte me opozitën dhe se ata bisedime do të vazhdojnë edhe publikisht, siç e kemi bërë deri tani në universitete, ashtu edhe në Kuvend. Do të shohim në fund si do të dalë e gjithë kjo. Nga kjo mbledhje mund të shihni se ka mbështetje të ligjit sepse këtu janë të pranishëm jo njerëz të politikës, por njerëz nga sfera akademike, që e kanë me rëndësi prosperitetin e këtij vendi. Në arsim, në akademi, nuk ka politikë, respektivisht, deri tani ka pasur dhe për këtë gjendemi në këtë nivel të arsimit në të gjitha nivelet. Ndërsa tani, ne ofrojmë model të ri. Model që thotë se kjo është më me rëndësi se gjithçka tjetër. Të rinjtë të rrinë në vend.”, tha Janevska.

E pyetur se kur do të dorëzohet në Kuvend pr/ligji, Janevska nuk dha datë të saktë, por tha se pret që kjo të përfundojë shumë shpejt.