Gazetar: Avni Tahiri

Ministria e Arsimit aktualisht nuk parashikon transport ndërurban falas ose të subvencionuar për studentët, pavarësisht rritjes së çmimeve të biletave ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi shkurt se institucionet do ta shqyrtojnë vendimin për rritjen e çmimeve të biletave.

“Studentët kanë transport pa pagesë në transportin urban por për ndërurban për momentin nuk kemi parashikuar. Do të doja të theksoja që shkollimi fillor dhe i mesëm janë pa pagesë, studimi është pothuajse falas, sepse në vend kemi participim minimal për studimet. Studentët kanë mundësi të regjistrohen në gjashtë universitete shtetërore dhe, sipas informacioneve që kam, zgjedhin ato që u përshtaten më së shumti”.tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Ka shumë reagime për rritjen e çmimit të biletave ndërurban që kërkohet që institucionet të shqyrtohet se a është i arsyeshëm shtrenjtimi? Po do ta shqyrtojnë”.tha Hristijan Mickoski – Kryeministër

Rritja e çmimit të biletave të transportit ndërurban hyri në fuqi nga 1 shtatori. Bileta mujore e linjës Tetovë-Shkup është rritur nga 5,500 në 6,500 denarë. Qytetarët ankohen se për një punëtor me pagë prej 26,000 denarësh, bileta prej 6,500 denarësh paraqet 25% të të gjithë pagës mujore. Me të njëjtin problem ballafaqohen edhe qytetarët që çdo ditë udhëtojnë nga Gostivari, Kumanova, Velesi, Shtipi, Prilepi, Manastiri dhe qytete të tjera për në vendin e tyre të punës ose të shkollimit./alsat.mk

The post Janevska: Nuk parashikohet transport ndërurban falas për studentët, Mickoski premton shqyrtim të çmimeve appeared first on Alsat.