Java e ardhshme do të jetë kryesisht e kthjellët dhe me temperaturë të lartë

Në rajonet veriperëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Gjatë gjithë javës që vjen, territori i vendit do të jetë nën ndikimin e fortë të një anticikloni dhe një mase ajri relativisht të ngrohtë nga jugu, të cilat do të sjellin temperatura dukshëm më të larta se zakonisht për këtë periudhë të vitit.