Trajneri Jorge Jesus ka reaguar pas deklaratave të Dolores Aveiro, nënës së Cristiano Ronaldos, e cila kritikoi mënyrën se si djali i saj u trajtua nga bashkëlojtarët dhe Federata Portugeze e Futbollit.
Aveiro kishte deklaruar se Cristiano ishte mashtruar dhe se ishte ndier e lumtur pas humbjes së Portugalisë ndaj Danimarkës, pasi sipas saj, ylli portugez nuk ishte respektuar siç duhej.
Ajo gjithashtu kritikoi nderimin e organizuar pa praninë e Ronaldos, duke thënë se nderimi i vërtetë për të do të bëhet nga Sporting, klubi që, sipas saj, e ka vlerësuar vërtet.
I pyetur nga gazetarët për komentet e saj, Jorge Jesus u përgjigj me ironi, por edhe me respekt ndaj nënës së futbollistit.
“Tani më duhet t’i përgjigjem edhe nënës së Cristianos? Ajo është një zonjë e nderuar që e respektoj. Ka vuajtur për të rritur fëmijët e saj. Nuk e di kur do të përfundojë gjithë kjo, por unë jam këtu për t’iu përgjigjur gazetarëve, kështu që edhe vitin tjetër, nëse më pyesni, unë përsëri do të përgjigjem”, deklaroi Jesus.
