SPB Strumicë ka paraqitur kallëzime penale kundër pesë personave, mes tyre edhe ish-kryetari i komunës Kostadin Kostadinov, për shkak të dyshimit për shpërdorime të lidhura me një procedurë ndërtimore, transmeton TV21.
Tre prej tyre akuzohen për punë të papërgjegjshme në shërbim, një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa një për ndërtim pa leje.
Sipas policisë, një person zyrtar nga Komuna e Strumicës ka lëshuar leje për rikonstruksion në kundërshtim me ligjin dhe planin urbanistik.
Edhe pse bëhej fjalë për ndërtim të ri, procedura është zhvilluar si rikonstruksion.
Një udhëheqës në sektor nuk ka kryer mbikëqyrje të duhur dhe e ka miratuar vendimin. Në procedurë ka qenë i përfshirë edhe kryetari i atëhershëm i komunës, i cili e ka nënshkruar lejen.
Investitori ka filluar ndërtimin para përfundimit të procedurës. Në terren është ndërtuar një objekt i ri në lokacion ku kjo nuk lejohet. Inspektori i ndërtimit, në vend të veprës penale, ka konstatuar kundërvajtje.
Rasti është dorëzuar në Prokurori për procedurë të mëtejshme.
