Gazetar: Avni Tahiri
Përderisa disa qytetarë protestojnë në qendër të Shkupit për të kërkuar të drejtat e punëtorëve, të tjerë tradicionalisht festën e 1 Majit e kalojnë duke bërë zgarë dhe piknik.
Qytetarët thonë se, për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore bazë dhe pagave të ulëta, këtë vit ka më pak vizitorë në parkun e Sarajit se në vitet e kaluara. Megjithatë, në vend që të protestojnë për shtrenjtimin dhe të drejtat e punëtorëve, ata kanë zgjedhur ta kalojnë këtë festë në natyrë me të afërmit e tyre.
”Unë jam pensionist, gruaja imë është nga Gjermania dhe jetojmë këtu në Maqedoni. Dolëm të shohim se si është se përndryshe sot është dita e punëtorëve është ditë e mirë.” tha një qytetar.
“Duhet të rriten pagat pasi është mëkat të punohet për 300-400 euro, e standardi i jetës është i lartë.” tha një qytetar.
“A ka shitje? Ka filluar. Në krahasim me vitet tjera si është? Këtë vit pakës më dobët por është herët”. tha një qytetar.
A ka shitje a jo? Po, mirë është. A ka më shumë vizitorë se vitin e kaluar? Vitin e kaluar kishte më shumë.” tha një qytetar.
”Zakonisht vijmë këtu për 1 maj, nga Kumanova? Po. Si është atmosfera? Si çdoherë mirë.” tha një qytetar.
Festa e 1 Majit në Shkup u shënua mes protestave dhe atmosferës familjare në natyrë, duke reflektuar ndarjen e opinionit publik mes festimit dhe kërkesës për ndryshime sociale./Alsat.mk.
The post Protestë apo zgarë? Si e kaluan qytetarët 1 Majin në Shkup appeared first on Alsat.
