Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, para gazetarëve bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha procedurat e shpalljes publike për parkingun në Klinikën e Shkupit. Taravari theksoi se për momentin Klinika ka 700-800 vendparkime, ndërsa shtoi se në fund të qershorit do të ketë dyfish vendparkime.
Kujtojmë se për kaosin në parkingun e Klinikës së Shkupit TV21 ka raportuar disa herë, ku pacientët dhe familjarët e tyre janë ankuar vazhdimisht se nuk mund të gjejnë vend për parkimin e makinës, për shkak të tollovisë që krijohet në mungesë të vendeve për parkim.
LEXO:
