Inspektorët e Qytetit të Shkupit kanë kapur në flagrancë një person duke hedhur mbetje ndërtimore dhe mbetje të vëllimshme pranë kontejnerëve në Kisella Vodë, duke krijuar deponi ilegale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili njoftoi se personi tashmë është sanksionuar.

Gjorgjievski thotë se për raste të tilla nuk do të ketë tolerancë dhe se inspektorët janë në terren 24 orë në ditë.
Sipas tij, po zhvillohet edhe procedura për vendosjen e kamerave në hapësirat publike, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin më të shpejtë të shkelësve.