Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta, informon tetova1

Në këtë takim, Kasami ka qenë së bashku me bashkëkryetarin tjetër të VLEN-it, Izet Mexhiti.

“Në takim me kryeministrin Edi Rama, bashkë me Izet Mexhitin, diskutuam për çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat para nesh.

Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk