Kasami në lagjen Shaip Kamberi: Projekti i “Rrugës së Shtipit” nis së shpejti

Bilall Kas:Lagjja “Shaip Kamberi” e vendosur ta vazhdojmë zhvillimin

Bashkë me bartësin e listës së VLEN-it për këshilltarë, Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shef shtabi për Tetovë Besar Durmishi, si dhe funksionarë e kandidatë të tjerë për këshilltarë, takuam sot banorët e lagjes “Shaip Kamberi”.

Diskutuam me ta për punët e mëdha që kemi bërë në mandatin e tonë të parë, por edhe sfidat dhe planet për të ardhmen. Me kënaqësi i informova se së shpejti nisim punimet për ndërtimin e “Rrugës së Shtipit”, një rrugë me rëndësi vitale për këtë lagje.

Në çdo cep të Tetovës jehon entuziazmi i fortë për të vazhduar transformimin e Qytetit me Kapitullin e Dytë të zhvillimit. Tet❤va s’ndalet.