Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani kanë shpërndarë abetaren e unifikuar për nxënësit shqiptarë në Tetovë, përcjell TV21. Kasami para gazetarëve tha se fëmijët shiqptarë në RMV do të jenë të barabart me bashkmoshatarët e tyre nga Shqipëria dhe Kosovë. Tutje, Kasami bëri të ditur se do të fillojnë me harmonizimin e të gjitha teksteve me Shqipërinë dhe Kosovë.
