Ziber dhe Fatime Memeti, çifti që çdo mëngjes zgjohet herët për të pastruar hapësirat e Banjës së Tetovës, sot janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përcjell TV21. Ata për më shumë se një muaj, pavarësisht moshës, ata kanë marrë iniciativën që çdo ditë të mbledhin mbeturinat e lëna nga vizitorët, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të dashurisë për natyrën dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit. Veprimi i tyre dëshmon se për një ambient më të pastër nuk mjaftojnë vetëm ankesat, por duhen edhe vepra!
“Sot kishim kënaqësinë që në zyrën time t’i pranoj dy pensionistë, dy qytetarë të ndershëm, të kujdesshëm për ambientin në Tetovë, të cilët janë shembull për gjithë qytetarët e tjerë se ambienti ruhet vetëm nëse kujdesemi bashkë. Shembullin e Ziberit dhe shoqes së tij, si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që kujdesen për hapësirat tona publike, duhet ta ndjekim të gjithë”, tha kreu i Tetovës, Bilall Kasami, pas takimit që pati me çiftin Memeti.
Në lidhje me: Çdo mëngjes, në shërbim të pastërtisë! Çifti pensionist që i jep Tetovës një mësim qytetarie
