Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar Christy McCormick nga Kalifornia për ambasadore të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Nominimi është publikuar nga Shtëpia e Bardhë më 9 nëntor dhe i është dërguar Senatit amerikan për shqyrtim. Emërimi i saj ende nuk është përfunduar.
McCormick është juriste me përvojë në administrimin e zgjedhjeve dhe mbrojtjen e të drejtave të votuesve. Ajo ka qenë anëtare e Komisionit Amerikan për Asistencë Zgjedhore (EAC) nga viti 2014 deri në korrik të vitit 2026, ku tri herë ka ushtruar detyrën e kryetares.
Para kësaj, nga viti 2006, ka punuar si avokate në Departamentin për të Drejtat e Votuesve në Ministrinë amerikane të Drejtësisë, duke u marrë me shkeljet e ligjeve zgjedhore dhe rastet e diskriminimit në procesin e votimit.
