Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë ylli kryesor i edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival në Prishtinë. Organizatorët e festivalit e bënë të ditur lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazmin për ardhjen e një prej emrave më të mëdhenj të muzikës pop në botë. Festivali do të mbahet këtë verë në Prishtinë dhe pritet të mbledhë mijëra vizitorë nga rajoni dhe më gjerë.
