Sonte në Kërçovë u promovua monografia “Ajet Rushiti në sfidat e rrugëtimit atdhetar”, me autor Shaban Dalipi, një vepër që hedh dritë mbi jetën, veprimtarinë dhe kontributin e Ajet Rushitit në çështjen kombëtare.
Libri paraqet me kujdes rrugëtimin e tij atdhetar, sfidat me të cilat u përball dhe përkushtimin e palëkundur ndaj idealeve kombëtare.
Përmes dokumenteve, dëshmive dhe fakteve historike, autori sjell para lexuesit një figurë që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kujtesën tonë kolektive.
Promovimi u zhvillua në një atmosferë të veçantë kulturore e kombëtare, ku të pranishmit vlerësuan rëndësinë e ruajtjes dhe dokumentimit të figurave që kanë kontribuar për atdheun.
Kjo monografi përbën një pasuri të çmuar për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke shërbyer si dëshmi e sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë ndaj kombit.
Në promovim morën pjesë edhe figura të rëndësishme politike si Ali Ahmeti i cili si rrallë herë u pa pranë ministri Fatmir Limanit.
