Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mori pjesë në testimin e lundrimit të anijes shkatërruese detar Kang Kon dhe bëri thirrje për forcimin e kapaciteteve luftarake të marinës.
Sipas agjencisë shtetërore KCNA, Kim, i shoqëruar nga vajza e tij Kim Ju-ae, inspektoi aftësitë manovruese dhe operative të anijes.
Ai theksoi se ndërtimi i një marine të fuqishme, e cila do të luajë rol në parandalimin bërthamor, është një nga objektivat kryesore të planit pesëvjeçar për zhvillimin e mbrojtjes kombëtare. Kim shprehu besimin se do të realizohen me sukses projektet për modernizimin e marinës, përfshirë zhvillimin e një “arme sekrete nënujore” dhe ndërtimin e destrojerëve me kapacitet prej 10 mijë tonësh.
Anija “Kang Kon” ishte përmbysur dhe dëmtuar gjatë lëshimit në ujë në maj të vitit të kaluar. Në atë kohë, Kim e cilësoi incidentin si rezultat të “pakujdesisë absolute” dhe “papërgjegjshmërisë”.
