Pas mbledhjes së grupit të punës reaguan nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Nga kjo parti akuzojnë se VMRO-DPMNE nuk dëshiron Kod më të mirë Zgjedhor por qëllimi i tyre është të vjedhin vota. I dërgojnë porosi ministrit Shasivari që të mos lodhet sepse LSDM nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë me siç thonë, kriminelë dhe satelitët e tyre dhe se nuk do të lejojnë grabitje zgjedhore. “Nuk do të mbështesim ligj ku ka mënyrë tjetër të rrethimit të fletëvotimit dhe nuk mbështesim votim elektronik të diasporës. Mickoski është dobësuar politikisht, besueshmëria i ka rënë në minimum shkaku i gënjeshtrave të përditshme e VMRO ka humbur 200 mijë vota”, thonë nga LSDM. Nga kjo parti kërkojnë Kod Zgjedhor i cili do të jetë sipas standardeve ndërkombëtare dhe që do të mbrojë interesat e qytetarëve./Alsat.mk.

The post Kodi / LSDM: S’ulemi në tavolinë me kriminelë appeared first on Alsat.