Për shkak të motit të ligë që ka përfshirë qytetin e Shkupit, ekipet e Komunës së Çairit, së bashku me ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Shtabin e Krizave, si dhe shërbimet e tjera kompetente, kanë dalë në terren në koordinim të plotë me institucionet përkatëse, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku paraqitet nevoja, njofton Komuna e Çairit.

“Shërbimet komunale do të jenë në dispozicion gjatë gjithë natës për të reaguar ndaj çdo situate të shkaktuar nga reshjet dhe erërat e forta. Apelojmë te qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të bashkëpunojnë me shërbimet kompetente”, thonë nga Kom una e Çairit.

Komuna e Çairit u bën apel qytetarëve që, nëse vërejnë drunj të rrëzuar, degë të thyera apo pengesa të tjera në rrugë, t’i paraqesin në numrin 112, në mënyrë që ekipet të mund të ndërhyjnë sa më shpejt. Ata thonë se të gjitha ekipet janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë për sanimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës kudo që paraqitet nevoja./Alsat.mk.

The post Komuna e Çairit apelon qytetarët të raportojnë dëmet nga reshjet e shiut në 112 appeared first on Alsat.