Komisionarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Shkup vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit, duke nënvizuar hapjen e tre kapitujve negociues vetëm në gjashtë muajt e fundit. Ajo shtoi se shpreson që Shqipëria t’i hapë të gjitha kapitujt deri në fund të këtij viti.

“Po shohim progres të rëndësishëm. Shqipëria, i nderuar kryeministër Edi Rama, ka hapur 3 kapituj në 6 muajt e fundit. Faleminderit që kontribuoni në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë kështu, do të kemi mundësinë të hapim të gjitha kapitujt këtë vit dhe siç ju thash dje, po pres të festoj hapjen e kapitullit të fundit në kohën e vjeshtës”, tha Kos./tv21.tv