Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vend. Një nga temat kryesore që pritet të diskutohet gjatë takimeve është edhe çështja me Bullgarinë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se pozicionet e vendit janë të bazuara në parime të qarta, duke theksuar se, ashtu siç Bullgaria ka pritshmëri nga vendi jonë, edhe Maqedonia e Veriut ka pritshmëritë e saj.
“Kur Sofja na bën thirrje të jemi pak më të thjeshtëzuar, mendoj se deklarata ishte se duhet të kërkojmë një zgjidhje për të qenë më të arsyeshëm. I bëj thirrje Sofjes të shohë veten dhe të jetë përgjegjëse për proceset rajonale që kanë edhe rëndësi gjeopolitike. Nëse vendi siguron garanci institucionale nga Këshilli, ndërsa Bullgaria në mënyrë reciproke zbaton vendimet që ka detyrim t’i zbatojë, atëherë krijohen kushtet për ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes dy palëve”, tha Timço Mucunski, ministër i punëve të Jashtme.
Reagoi opozitarja LSDM e cila tha se gënjeshtra e fundit e pushtetit është se do t’i përfundojë të gjitha pikat e axhendës së reformave deri më 1 qershor.
“Mickoski gënjeu qytetarët, sot është 1 qershor, jo të gjitha pikat e Axhendës së Reformave janë përmbushur. Ai gënjeu se do ta rikthente emrin dhe se do ta shfuqizonte Marrëveshjen e Prespës. Tani ai vetë e quan atë një kryevepër të diplomacisë. Ai gënjeu për NATO-n, tani Timço Mucunski thotë se është një “vepër fenomenale””, thonë nga LSDM.
Ndryshe, rruga drejt anëtarësimit ka mbetur e bllokuar, kryesisht për shkak të një kushti të vetëm: ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Mickoski ka deklaruar qartë se qeveria e tij nuk do të nisë ndryshimet kushtetuese, derisa nuk merr garanci nga BE-ja se më nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria.
