Në Kosovë po ashtu janë përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Ceremonia u organizua nga ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi, e cila porosit se gjenocidi nuk mund të relativiziohet e as harrohet.shtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe pa të vërtetën. Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, porositi se mohimi i gjenocidit i largon autorët nga përgjegjësia.
Kur mohohet një krim i tillë, nuk vihet në dyshim vetëm e kaluara; përgatitet terreni që e njëjta logjikë të rikthehet me një gjuhë tjetër politike. Mohimi i largon autorët nga përgjegjësia, i detyron viktimat të dëshmojnë pafund dhimbjen e tyre dhe e paraqet drejtësinë si pengesë për stabilitetin. Në të vërtetë, stabiliteti rrezikohet pikërisht atëherë kur krimi nuk emërtohet dhe kur shoqëritë nuk distancohen nga ata që kanë vrarë në emrin e tyre.Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës nuk mund të mbyllet me heshtje dhe as të zëvendësohet me një gjuhë të përgjithshme pajtimi. Gjenocidi nuk ishte një devijim i rastësishëm i historisë, por pasojë e një politike që e shndërroi dominimin në projekt, propagandën në përgatitje për dhunë dhe aparatin shtetëror në instrument të spastrimit etnik.
The post Kosova kujton Srebrenicën, Kurti: Mohimi i gjenocidit mbron autorët appeared first on Alsat.
