Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës nuk është shapllur ende.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve priti përfundimin e shqyrtimit të ankesave.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u dorëzuan dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit nga PDK.

Pas marrjes së vendimeve nga PZAP-ja, palët kanë në dispozicion edhe 48 orë për t’u ankuar në Gjykatën Supreme.

Të dyja ankesat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në njërën prej tyre, kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.

Vetëm pas përfundimit të të gjitha procedurave ankimore mund të bëhet certifikimi i rezultateve zgjedhore.

Ndërsa partitë politike janë shprehur se atëherë mund të fillojnë edhe bisedimet për nxjerrjen e vendit nga kriza ku gjendet prej 2 vitesh.

Sipas legjislacionit në fuqi, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin dhe pesë nënkryetarët e tij brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Më pas, ekziston edhe një afat prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë, ndërsa në pritje është edhe zgjedhja e kreut të ri të shtetit.

The post Kosova në pritje të certifikimit final të rezultatit appeared first on Alsat.