Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar golin e parë në minutën e 28-të, pasi Irlanda realizoi nga pika e bardhë për rezultatin 1-0.

Penalltia u akordua pas prekjes së topit me dorë nga Kreshnik Hajrizi brenda zonës së rreptësisë. Mbrojtësi kosovar u përjashtua menjëherë me karton të kuq, pasi ndali me dorë topin që po shkonte drejt portës.

Pas këtij momenti, Kosova mbeti me një lojtar më pak, ndërsa Irlanda mori kontrollin e lojës dhe kaloi në epërsi me golin e Troy Parrott nga pika e bardhë.

Kështu, Dardanët përballen me një sfidë të vështirë, duke luajtur me dhjetë futbollistë dhe në disavantazh prej 1-0.