Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur pasditen e 8 qershorit, tha se këto dy data janë vetëm planifikime nga ana e institucionit, pasi shpallja e rezultateve dhe certifikimi i tyre, ndër tjera, varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët për procesin.
“Kr ejt kjo varet nga ecuria e aktiviteteve, dinamika e aktiviteteve që zhvillohen në këto qendra Qendrat komunale të Numërimit. Gjithashtu, mes shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit ka një proces ankimor, i cili duhet të zhvillohet në institucione të ndryshme siç është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres dhe Gjykata Supreme”, tha ai.
The post KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik appeared first on Alsat.
