Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë sonte në Shkup e pret Belgjikën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, përcjell TV21. Të përzgjedhurit e Bllagoja Millevskit pritet të kenë mbështetje nga rreth 25.000 tifozë në tribunat e Arenës Kombëtare “Todor Proeski” në përballje kundër pretendentit kryesor për vendin e parë në grupin kualifikues “J”.

Pas dy ndeshjeve të para, Maqedonia është në vendin e parë në grup me katër pikë, pas fitores si mysafire ndaj Lihtenshtajnit dhe barazimit kundër Vellsit në Shkup. Ciklin e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, Maqedonia do ta përmbyll më 9 qershor me një ndeshje si mysafire në Kazakistan, ku do të jetë i pranishëm edhe ekipi i TV21.