Punimet në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë ende nuk kanë përfunduar, pavarësisht se një pjesë e madhe e objektit është e gatshme. Shkak për këtë vonesë janë bërë pengesat administrative me lejen e rrugës nga Komuna e Kumanovës, si dhe mungesa e infrastrukturës bazë. Përfaqësuesi i kompanisë ndërtuese, Shkumbin Shabani, bëri me dije se nga ana e tyre kanë realizuar 95% të punëve të parashikuara me kontratë dhe se pjesa e mbetur pritet të mbyllet deri më 25 tetor. Megjithatë, ai sqaroi se shkolla nuk mund të vihet nw funksion  për shkak të pengesave në terren.

“Për momentin e kemi vetëm ujsjellësin dhe kanalizimin, është një rrugë që është e paraparë, një rrugë e re që duhet leje prej komunës për rrugën pastaj ne ti kryjmë punët e tona që janë të parapara në kontratë…Ajo është pengesa që nuk mundemi, nuk mundemi me lidh kanalizimin dhe ujsjellësin në shkollë.Me investitorin kemi kontratë, kemi paralajmëru për kushtet, investitori ka bërë deri te komuna kërkesë edhe nuk kemi informata tjera.Sistemi I ngrohjes, në pjesën tonë brenda do të kryhet besoj por pompa termike nuk mund të montohet se nuk e kemi në kontratë”. – Shkumbin Shabani, përfaqësues ikompanisë së ndërtimit.

Nga ana tjetër, Komuna e Kumanovës shmang përgjegjësinë për ecurinë e punimeve, duke theksuar se projekti po realizohet në tokë shtetërore dhe se pushteti lokal nuk është kompetent për ndërtimin.

“Projekti për SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë është në realizim e sipër nga Ministria e Arsimit e RMV-së dhe po zhvillohet në tokë shtetërore. Komuna e Kumanovës nuk është përgjegjëse për kryerjen e punimeve ndërtimore në kuadër të këtij projekti, i cili është në vijim e sipër”. – Komuna e Kumanovës.

Njw vit më parë, zwvendws ministri I Arsimit, Driton Sulejmani, në cilësinë e këshilltarit komunal kishte premtuar se 80% e punimeve kishin përfunduar dhe se nxënësit do tw kalojnw nw objektin e ri nw shtatorin e kwtij viti.

“Ndërtimi po zhvillohet në dinamikën e duhur dhe me këtë dinamikë, jam i bindur se nxënësit do ta fillojnë vitin 2026 në objektin e ri shkollor.  Mendoj se është shumë e mundur, nga ajo që kemi inspektuar punimet, pjesa e jashtme vetëm se është përfunduar, tash punohet brenda, çështja e fasadimit dhe në fund mbetet vendosja e inventarit dhe mendoj se nuk nevojitet më shumë kohë një vit”. – Driton Sulejmani, ish këshilltar komunal.

Objekti i ri premtohet me vite, por nxënësit vazhdojnë të mësojnë në ndërtesën e ish kombinatit industrial bujqësor. Në objektin e njëjtë mësojnë edhe nxënësit e shkollës teknike. Objekti është gjendje jo të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor. Klasat janë jashtë standardeve ndërsa mungojnë edhe kabinetet dhe kushtet e tjera për mësim. /Alsat.mk

The post Kumanovë / Premtime për shkollën e re, realiteti ndryshe: Nxënësit ende në objektin e vjetër appeared first on Alsat.