Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti iu është drejtuar krerëve të subjekteve politike në legjislaturën e nëjtë për të një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se këtë po e bën në përpjekje të konsensusit për konstituimine Kuvendit.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Kurti.