Kandidatja Demokrate për garën presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara Kamala Harris kryeson ndaj rivalit të saj republikan Donald Trump sa i përket atributeve personale dhe menaxhimit të fushatës presidenciale. Këto janë përfundimet e një sondazhi të realizuar nga televizioni ABC News në bashkëpunim me IPSOS në Shtetet e Bashkuara.

56% e Amerikanëve mendojnë se Harris ka bërë një punë shumë të mire ose te shkëlqyer në drejtimin e fushatës së saj krahasuar me 41% të amerikanëve që mendojnë diçka të tillë për Trump.

Sondazhi i ABC News dhe Kompanisë Ipso tregon gjithashtu si fituese të debatit presidencial në 10 shtator, Kandidaten Demokrate Kamala Harris me 43% ndërsa 37% e amerikanëve mendojnë se fitues i këtij debati do të jetë Trump.

Në një këndvështrim të përgjithshëm mbi zgjedhjet e 5 nëntorit, Harris shihet sërish si favorite ndaj Trump dhe pritet të marrë 50% të votave të Amerikanëve ndërsa Trump 46% të këtyre votave.

Sa I përket ndarjes së votuesve në gjini , 54% e grave dhe vajzave në Amerikë do të votonin për Kamala Harris ndërsa 41% e tyre për Donald Trump.

Në këtë sondazh ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan është favorit për të marrë votat e meshkujve pasi 51% e tyre do të zgjidhnin Trump për president krahasuar me 46% që do të zgjidhnin Kamala Harris.

Rezultatet e sondazhit më të fundit nga televizioni ABC News dhe Kompania Ipsos tregojnë sesi gara presidenciale e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u trondit nga dorëheqja e Joe Biden si kandidate e demokratëve.

Që prej kur Kamala Harris është zgjedhur si kandidatja Demokrate për Garën Presidenciale të nëntorit, Donald Trump kandidati I republikanëve në këtë garë ka humbur epërsinë e tij pothuajse në të gjitha sondazhet.