Gazetar: Miki Trajkovski
Njohësit e çështjeve evropiane vlerësojnë se mund të gjendet zgjidhje për procesin integrues të vendit pavarësisht ndryshimeve kushtetuese. Malinka Ristevska Jordanov vlerëson se zgjidhja nuk duhet të cenojnë interesat kombëtare ndërsa vendi duhet t’i zbatojë në përpikëri reformat.
“Në fakt, kjo është hyrje në një qorrsokak të ri dhe pjesë e një pakete shumë më të madhe që më pas na pret neve. Kjo nuk është dalje, por hyrje në komplikime të reja në proces dhe në dëm të interesave kombëtare. Prandaj procesi duhet të vazhdojë, por para së gjithash duke respektuar interesat tona kombëtare dhe duke formuluar e zbatuar realisht reforma që janë njëkohësisht evropiane, por edhe me vullnet politik dhe në interes të qytetarëve. Ky është një proces i ndërlikuar, por ne jemi në një situatë ku duhet ta bëjmë këtë,” tha Malinka Ristevska-Jordanova – eksperte për eurointegrime.
Risteska-Jordanova gjithashtu thotë se pavarësisht statusit formal në procesin integrues, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Maqedonia duhet të mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave.
“Përsëri topi kthehet te n e, nga njëra anë në planin e brendshëm, e nga ana tjetër në planin e jashtëm përmes lobimit të vazhdueshëm dhe të strukturuar, me përfshirjen e të gjitha forcave të mundshme, sepse gjithçka po ndryshon. Shohim se po ndryshojnë të gjitha rrethanat, se situata po ndryshon çdo ditë si në aspektin gjeopolitik, ashtu edhe në të gjitha dimensionet e tjera, prandaj kjo duhet të ndiqet dhe të reagohet në përputhje me rrethanat,” tha Malinka Ristevska-Jordanova – eksperte për eurointegrime.
Lidhur me kritikat e raportuesit për Maqedoninë, Thomas Waitz, për mungesën e përparimit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në sundimin e ligjit, Ristevska-Jordanova thotë se në vend të akuzave dhe kundërakuzave nevojitet një angazhim më serioz nga të gjithë faktorët institucional dhe shoqëror. /Alsat.mk
The post Kushtetuta dhe BE-ja – Debati që përcakton të ardhmen e vendit appeared first on Alsat.
