Në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për të dalë nga Maqedonia e Veriut paraditen e sotme është 15 deri në 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, me rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve

.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.