Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Në pikën kufitare Bogorodicë, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
