Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata, përcjell TV21. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Tabanoc“, pritja për dalje nga shteti është rreth 30 minuta, ndërsa në “Bogorodicë” rreth 1 orë. Sipas LAMM, në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, zonave përgjatë lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
