Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll fitoi me rezultatin 1-0 ndeshjen përballë Ishujve Faroe, e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-së.

Ndeshja u zhvillua në Arenën Kombëtare Todor Proeski në kuadër të Grupit 4 të Ligës C.

Edhe pse vendasit nisën mirë ndeshjen me posedimin e topit, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, Gunnar Vatnhamar i Ishujve Faroe bëri një gabim kur nuk arriti të priste një top të gjatë, duke i mundësuar Bojan Miovskit të shënonte në minutën e 62-të.

Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e parë në Grupin C4 me 16 pikë, duke lënë mbrapa Armeninë me 7 pikë, Ishujt Faroe me 6 pikë dhe Letoninë me nga 4 pikë./AA