Paralajmërimet për shfuqizimin e mundshëm të Ligjit të Gjuhëve dhe zhbërjes së gjuhës shqipe nga Kushtetuesja vazhdojnë të përplasin partitë politike në vend dhe jo vetëm aq. Për partitë shqiptare bëhet fjalë për provikim të rënd dhe të gjithë duhet t`i mbajnë duartë largë kësaj cështje, ndërsa ato maqedonase thonë se duhet të pritet verdikti I gjykatës kushtetuese.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar nga partitë politike të mos bëjnë presion mbi gjykatën Kushtetuese sepse sipas tij, kjo gjykatë është instanca më e lartë gjyqësore në vend dhe vendimet çfarëdo qofshin ato duhet të respektohen. Këtë e kërkon njeriu I cili nga dita e parë pas marrjes së pushtetit nuk ndal presionin ndaj pushtetit të tretë në vend – Gjykatat.

“Gjykata kushtetuese është instanca më e lartë gjyqësore në vend dhe nuk mund të besoj se ka qytetarë ose politikanë që ndjehen të përgjegjshëm kurse nga ana tjetër të mos respektojnë vendimet e gjykatës kushtetuese. Ta lëmë anash politikën, të shohim cfarë vendimi do të sjellë Gjykata kushtetuese dhe normalisht, ne të gjithë si qytetarë. Kjo nuk është anarki, ne nuk mund të sillemi sikur të jemi në anarki, dihet se… sado që ajo nuk na pëlqen. Duhet ta presim vendimin”, tha Mickoski.

Për këtë ka folur edhe kreu i Social Demokratëve, Venko Filipçe. Sipas tij, ligji që po diskutohet nuk parasheh përdorim e gjuhës shqipe në tërë teritorin e vendit. Megjithatë thotë se qëndrimin final do e jep LSDM-ja brenda pak ditësh.

“Lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve sa unë kam informacion nuk parasheh përdorim të plotë por është parcial kështu që lidhur me këtë LSDM-ja do të ketë qëndrim dhe brenda pak ditësh të njëjtin do e bëjmë publik”, tha Filipçe.

Për Klan Maqedoni dje gjykatësi nga gjykata kushtetuese, Osman Kadriu ka thënë se ligji në tërësi nuk mund të abrogohet por nuk përjashtoi mundësinë që pjesë të caktuar mund të shfuqizohen.

“Në veçanti kontestohen dispozitat e ligjit në fjalë me të cilat rregullohet çështja e procedurës para organeve të jurisprudencës. Edhe aty ka vërejtje serioze, ka argument, të them deri diku, të arsyeshme që mund ta sjellin në pyetje vlefshmërinë kushtetuese të ligjit në fjalë për ato dispozita”, deklaroi Kadriu.

Me deklaratën e Kadriut pajtohet edhe kolegu i tij nga gjykata kushtetuese, Naser Ajdari I cili nuk pranoi të flas publikishtë për këtë temë.

Për të kaluar një vendim ose iniciativë në gjykatën kushtetuese duhet të marrë së paku 5 vota pro nga gjithsejt 9 anëtarë sa numëron gjykata Kushtetuese.

Në këtë rast, ligji për përdorim të gjuhëve mund të zhbëhet edhe nëse kundër kësaj iniciative janë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Ndryshe, kundër kësaj iniciative janë shprehur ashpër nga kampi politik shqiptar. Nga Fronti Europian thonë se lojërat me gjuhën shqipe dhe balanserin janë skenare të qëllimshme të pushtetit për provokim dhe destabilizim të vendit. Kurse nga VLEN deklaratën e të parit të kushtetutës e cilësojnë si tentim për grusht shtet. /tvklan.mk