Në kudër të reformave në gjyqësor, në fazë finale është përgatitja e ndryshimeve të ligjit për probacion apo masës alternative ndaj dënimit me burg. Drejtori për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov theksoi që gjithnjë e më shumë duhet të përdoret kjo masë e cila, krahas karakterit ndëshkues ka edhe karakter social, me qëllim që të shmanget mbajtja e burgut për vepra më të lehta penale. Me ligjin e ri parashikohen rregulla dhe masa të reja për mbikëqyrjen e të dënuarve, ndërsa aktualisht ka mbi 1.000 raste aktive në shtet.
“Kur unë erdha kishte rreth 800 e diçka, tani kemi mbi 1.000 raste aktive në probacion. Kemi për momentin 11 zyra, 28 deri 29 zyrtarë probacioni të cilët me përgjegjësi them se janë super të trajnuar dhe e dinë punën e tyre. Punojnë me personat e dënuar me kusht, megjithatë a mund të ketë përmirësim në ato numra, gjithsesi po dhe atë do ta bëjmë. Një prej punëve që do të ndihmojë në atë çështje është ligji i ri për probacion,” deklaroi Aleksandar Pandov, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.
The post Ligji i ri për probacion drejt përfundimit: Pandov kërkon përdorim më të madh të masave alternative në gjyqësor appeared first on Alsat.
