Në Click Plus në TV21, i ftuar deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi foli edhe për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë. Azizi theksoi se ky ligj bëhet për përfaqësimin e drejtë pas shfuqizimit të balancuesit. I pyetur në lidhje me përcaktimin e kuotave etnike, Azizi tha se kuotat etnike parashihen në planifikim dhe metodologji. Mes tjerash, deputeti Azizi potencoi se nuk ka asnjë shkelje të procedurave, ndërsa për reagimet e opozitës tha se janë për të defokusuar opinionin.